Largohen nga seanca deputetët e Listës Serbe [foto]

Deputetët e Listës Serbe janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në seancë e Kuvendit, pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Ata kanë qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës përreth 10 minuta dhe më pas janë larguar, raporton Zeri.info.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Nenit 70, pikës 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit. /Zëri