Ambasada Britanike deklarohet për vizitën e Haxhiut në Londër

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Për vizitën e saj është deklaruar Ambasada Britanike në Prishtinë, që kanë thënë se kanë diskutuar për luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe trajtimin e këtyre rasteve, raporton Zeri.info.

“Ne jemi të kënaqur të mbështesim vizitën e ministres Haxhiu në Mbretërinë e Bashkuar dhe të ndajmë përvojën tonë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe në sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë është themeli i një vendi demokratik”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade. /Zëri