“Çka po zihet” mes LVV-së dhe LDK-së? [foto]

Pas pak në Kuvendin e Kosovës pritet të fillojë seanca e radhës.

Deputetët kanë filluar të mbërrijnë në sallën e Kuvendit, ndonëse seanca plenare e ditës së sotme ishte paralajmëruar se do të fillojë në orën 10:00.

Ajo që vërehet është se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shkuar te Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe shihet duke biseduar me shefin e deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, raporton Zeri.info.

Po ashtu, Kusari-Lila shihet se është përshëndetur edhe me deputetin e LDK-së, Anton Quni.

Se çfarë po diskutojnë Kusari-Lila e Gashi nuk dihet, mirëpo vërehet që janë mjaft seriozë në diskutimin e tyre. /Zëri