Ja disa pyetje që mund ta relaksojnë atmosferën në takimin e parë
Për të reduktuar në minimum shqetësimin gjatë takimit të parë, eksperti i marrëdhënieve, James Thomas, zbuloi disa këshilla dhe pyetje që mund t’ju ndihmojnë
Takimet e para mund të jenë të vështira e të sikletshme dhe shumë shpesh ka pasiguri. Megjithatë, ka disa pyetje që, sipas një eksperti të marrëdhënieve, mund t’i bëni dhe të lehtësoni bisedën.
Thomas sugjeron të pyesni partnerin e mundshëm se cila është mënyra e tij e preferuar për t’u relaksuar, pasi përgjigjja mund të japë njohuri për zakonet e tij, ndryshe nga një pyetja e lidhur me pasionin, transmeton Telegrafi.
Nëse personi është, për shembull, një adhurues i filmave: “Cila ishte gjëja e fundit që keni parë?” mund të thellojë më tej komunikimin.
“Çfarë të pëlqen të gatuash më shumë?”, siç shprehet eksperti, mund t’ju ndihmojë të mësoni më shumë për shijen e partnerit tuaj, megjithatë, nëse atij nuk i pëlqen të gatuajë, interesohuni për ambiciet e tij duke pyetur: “Çfarë dëshiron të mësosh?”.
Thomasi ju këshillon të bëni edhe pyetjen: “Çfarë do të bësh nëse do ta dish që nesër është fundi i botës?”, sepse kështu do të zbuloni më së miri personalitetin e personit me të cilin po takoheni.
Përveç pyetjeve të mëparshme, nëse jeni të interesuar edhe për pjesën më banale të jetës së partnerit tuaj, mos hezitoni të pyesni: “Cila është gjëja më e çuditshme që keni blerë online?”, e cila do t’ju japë përgjigje për blerjen.
Pyetja e fundit që sugjeron Thomasi është: “Cila është gjëja më e mirë që të ka ndodhur këtë javë?”, me të cilën mund të thyeni lehtësisht akullin dhe ta drejtoni bisedën në anën pozitive.