Dërgohet pa shenja jete një grua në një klinikë mjekësore në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në një klinikë mjekësore në Llapnasellë është dërguar një femër pa shenja jete.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Zeri.info.

Raporti i plotë:

Hetim i vdekjes

Fsh. Radev, Graçanicës, 07.02.2024 - 17:20. Nga klinika mjekësore në Llapnasellë, kanë njoftuar se viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.