Tërmet në Shqipëri

Sot në orët e mëngjesit është regjistruar një tërmet në Shqipëri, me magnitudë prej 3.6 ballësh të shkallës Rihter.

Tërmeti është regjistruar në orën 06:32 minuta, 19 kilometra në verilindje të Elbasanit.

Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se thellësia e tërmetit ishte 15 km.

Sipas raportimeve të qytetarëve të Shqipërisë, në këtë Qendër sizmike tërmeti është ndier në disa qytete të tjera.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar ose dëme.