Haxhiu takohet me homologun britanik: U rikonfirmuan mbështetja e bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj britanik, Alex Chalk.

Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit me Chalkun u rikonfirmuan mbështetja dhe fuqizimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Haxhiu ka takuar edhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Gjatë këtij takimi Haxhiu e Kearnsi, folën edhe për forcimin e sundimit të ligjit, situatën politike dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.