U rrahën mes vete, në pranga katër persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj, pasi ishin rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur të martën, në orën 22:20, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

“Katër meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se si pasojë e një mosmarrëveshjeje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete”, thuhet në raport.

Të dyshuarit, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.