Mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në takimin e sotëm në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere pritet të diskutohen një sërë temash, mes të tjerave, shqyrtimi i planit vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2024, si dhe shqyrtimi i planit vjetor të performancës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2024.

Takimi pritet të mbahet në orën 11:00.