Bayer Leverkuseni i Xhakës kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë
Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Skuadra e Xabi Alonsos triumfoi me përmbysje me rezultat 3-2 ndaj Stuttgartit.
Fillimisht ishte Stuttgarti që kaloi në epërsi përmes Antonit (11’).
Në pjesën e dytë u barazua rezultati për 1-1 nga goli i Andrich (50’).
Skuadra e Stuttgartit gjeti sërish epërsinë pas golit të Fuhrich (58’), mirëpo rezultati sërish u barazua për 2-2 nga Adili (67’).
Gjersa në minutën e 90-të gjithçka u vendos kur Tah realizoi për 3-2.
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka në këtë sfidë luajti tërë ndeshjen.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshje mori rezultatin përfundimtar 3-2.
Kësisoj, Bayer Leverkuseni i Xhakës me këtë fitore siguron gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. /Zëri