Thyhet rekordi i Shaqirit, Chicago Fire bën blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit
Chicago Fire ka regjistruar një rekord për blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit.
Klubi amerikan zyrtarizoi sot transferimin e Hugo Cuypers nga Genti i Belgjikës.
26-vjeçari nënshkroi kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.
Chicago Fire ka paguar 12 milionë dollarë për transferimin e tij, kurse 2 milionë të tjera do t’i paguajë në formë të bonuseve.
Kështu, sulmuesi belg theu rekordin e Xherdan Shaqirit, i cili u transferua në Chicago nga Lyoni dy vjet më parë për 7.5 milionë dollarë.
We've acquired forward Hugo Cuypers as a Designated Player via transfer from Belgian first division side K.A.A Gent.
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 6, 2024
The transfer marks the largest acquisition fee in Club history.