Seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit do të mbahet të enjten me kërkesë të Serbisë

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për krizën në Kosovë”, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet të enjten.

Për momentin është ende e paqartë nëse seanca do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun.

Ambasadori i Serbisë në Misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq, ka dorëzuar dje kërkesën e Serbisë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë.

Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës tek këshilltari politik në misionin e këtij vendi, i cili është kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Zeri.info.