Mbyllet pjesa e parë: Bayer Leverkuseni në disavantazh ndaj Stuttgartit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Bayer Leverkusen - Stuttgart, e vlefshme për fazën çerekfinale në Kupën e Gjermane.
Leverkuseni është në disavantazh me rezultat 1-0 pas 45 minutave lojë.
Golin për skuadrën mysafire arriti ta shënojë Antoni (11’).
Leverkuseni arriti të shënojë për të barazuar rezultatin, mirëpo goli u anulua pasi ishte pozitë jashtë loje.
Për Bayer Leverkusenin nga minuta e parë është edhe mesfushori kosovar, Granit Xhaka.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Bay Arena”. /Zëri