Grabitën një pompë derivatesh në Prishtinë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar për grabitje sot në Prishtinë.

Të tre të arrestuarit dyshohet se të hënën në një pompë derivatesh, në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë, forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:

– V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia, transmeton Zeri.info.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet. /Zëri