Zyrtare: Ovouka rinovon kontratën me Dritën

Drita ka njoftuar se lojtari Raddy Ovouka ka rinovuar kontratën e tij me klubin.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Me rinovimin e kontratës, Ovouka do të jetë pjesë e Dritës deri në qershor të viti 2027. /Zëri

Postimi i plotë nga Drita:

RADDY OVOUKA vazhdon me ne

Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi vazhduar kontratën me mbrojtësin tonë të majt Raddy Ovouka

Ovu do të jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2027.