Bislimi me ambasadoren kroate bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend e rajon

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan edhe në takimin e sotëm.

“Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar. Palët biseduan më tej dhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zëri