Vuçiqi i shkruan letër presidentit kinez, i flet për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin kinez Li Ming, të cilit ia ka dorëzuar një letër për presidentin kinez Xi Jinping për, siç thuhet, situatën në Kosovë.

“Një takim i shkëlqyer me ambasadorin e Republikës së Kinës, Li Ming. Ia dorëzova letrën që ia dërgova presidentit Xi për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimin e shpejtë të marrëdhënieve tona dypalëshe”, njoftoi Vuçiqi në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit serb, duke iu referuar vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit, thotë se e falënderoi diplomatin kinez për, siç tha, “reagimin e fuqishëm dhe të qartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës lidhur me lëvizjet e fundit të papërgjegjshme të Prishtinës”.