Aksident në Podujevë, vetura godet autobusin [foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Podujevë.

Zeri.info ka siguruar fotografitë nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë e ka goditur një autobus.

Sipas dëshmitarëve, përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar .

Zeri.info ka dërguar edhe pyetje në Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar.