Rohde e përcjell deri tek aeroplani shefin e Mbrojtjes gjermane, që vizitoi Kosovën

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka përcjellë deri tek aeroplani ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Rohde e ka falënderuar ministrin gjerman për vizitën në Kosovë, derisa shkroi “Përshëndetje” në gjuhën shqipe dhe serbe.

“Tung, faleminderit deri në herën tjetër. Faleminderit për vizitën tuaj në Kosovë, i dashuri ministër Pistorius”, shkroi Rohde.