Haradinaj për mbretin Charles: Shpresojmë ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me shqetësim ka pranuar lajmin për gjendjen shëndetësore të mbretit Charles III.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shpreson që mbretit Charles t’i kthehet shëndeti i plotë, raporton Zeri.info.

“Me shqetësim mora lajmin për gjendjen shëndetësore të mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III. Bashkëndjejmë në këto momente të rënda me familjen mbretërore. Shpresojmë që mbreti Charles III do ta mundë sëmundjen e t’i kthehet shëndetit të plotë!”.

Ndryshe, mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati “Buckingham”, pa specifikuar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë.