Nxënësve të shkollës profesionale në Klinë iu paguhet sigurimi aksidental

Nxënësve të shkollës profesionale në Komunën e Klinës për herë të parë këtë vit iu është siguruar kontratë për sigurime aksidentale. Për 153 nxënës të kësaj shkollës të cilët kryejnë praktikë, në rast të lëndimeve iu paguhet trajtim në spitalet publike. E vlera maksimale e pagesës shkon deri në 10 mijë euro.

Për dy vite me radhe, krahas mësimeve që bënë për automekanik, pasditen e kalon këtu.

Florent Fejza i cili është nxënës i shkollës, profesionale, “Fehmi Agani”, në Klinë, po kryen praktikën në këtë autoservis.

Ai deri tani ka mësuar mbi 70% punën e një mekaniku.

E në rast të lëndimit gjatë kryerjes së prakitikës, për herë të parë këtë vit, atij dhe nxënësve të tjerë të kësaj shkolle profesionale do iu paguhet trajtimi shëndetësor në të gjitha spitalet publike.

E kjo sipas Fejzajt është një hap i duhur.

Punën që po bëjnë në këtë vendëpunishte herë pas herë kontrollohet edhe nga profesori i lëndës, Islam Kalludra.

Nënshkrimin e kontratës për sigurimet aksidentale, ky profesor e sheh si një vendim shumë të duhur nga komuna.

Detaje rreth kësaj kontrate ka dhënë edhe drejtori i shkollës profesionale, Fehmi Agani në Klinë.

Pagesën e sigurimit aksidental, ishte e mëse e nevojshme sipas drejtorit të arsimit, Qemajl Sejdiija.

Komuna e Klinës ka paguar sigurimin aksidental për 153 nxënës të shkollës profesionale “ Fehmi Agani”./teve1