Raci: Kryeministri Kurti nuk po e bën çështje politike dinarin

Analisti i politikës, Gazmir Raci ka folur rreth vendimit për valutën, që ka marrë Banka Qendrore e Kosovës, dhe si po e sheh kryeministri i vendit, Albin Kurti çështjen me dinarin.

“Nuk e besoj që kryeministri po e bën çështje politike sepse këshilli drejtues ose bordi i Bankës Qendrore zgjidhet nga Kuvendi”, tha Raci në Klan Kosova.

“Deri tash nuk ke pas shef në BQK, nuk ke pas bord në BQK që e kanë zbatuar nenin 3 ose 4, nuk e di saktë se cili nen flet për një valutë të vlefshme zyrtare në Kosovë dhe ajo është euro. Ne nuk kemi pasur persona adekuatë në pozita të tilla menaxhuese të cilët kishin vendos ose do ta kishin vendosur ta zbatonin euron në të gjithë territorin e Kosovës”.

“Askush dinarin nuk e ndalon, sikur askush që nuk e ndalon lekun, ata mund të pranojnë me dinarë në llogarinë e tyre, por monedha e përditshme sikur e neve në Prishtinë edhe në Mitrovicë të Veriut edhe në Graçanicë është euro, kështu thotë Kushtetua e këtij vendi”, tha Raci.