Policia sekuestron një pistoletë me municion në Prizren

Policia e Kosovës sot rreth orës 15:00 ka arritur të identifikojë dhe të lokalizojë një 27-vjeçar, që dyshohet se ka shtënë në një gazmend familjare.

Këtë vepër ai dyshohet se e kreu në muajin tetor të vitit 2023, raporton Zeri.info.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit përveç armës i janë gjetur edhe një karikator si dhe municioni, gjithsej 5 fishekë.

“Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren-veri janë filluar hetimet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Rasti procedohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari lirohet”, thuhet në njoftim. /Zëri