Grabitje e armatosur në një lokal në Prishtinë

Nën kërcënimin e armës ka ndodhur një grabitje në një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Cak i grabitjes ka qenë një biznes ku kryhen pagesat.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se me të marrë informatën policia ka dal në vendngjarje.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimeve e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.