Tahiri: Vendimi për ndalimin e dinarit i vonshëm, por i drejtë e legjitim

Analistja politike Arta Beqa Tahiri ka folur për zhvillimet politike në vend si dhe presionin ndërkombëtar që po i bëhet Kosovës për shtyrjen e afatit nga BQK-ja për përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Ajo tha se kjo situatë me dinarin serb po ngjason me atë të targave, ku kishte një afat për një muaj, prandaj edhe trysnia e faktorit ndërkombëtar bëhet për këtë shtyrje.

“Edhe atëherë faktori ndërkombëtar kërkonte të shtyhej vendimi sepse do të krijonte një situatë destabiliteti. Do ishte e kot të ripërsëriten vendimet e Kosovës por edhe të faktorit ndërkombëtar që të shtyhet afati. Madje ky vendim i Kosovës për ndaljen e dinarit ka qenë i vonshëm dhe është i drejtë e legjitim”, tha ajo.

Tutje, sipas Arta Beqës Tahirit, me ndalimin dinarit në një mënyrë ose një tjetër do të shkëputen të gjitha financimet ilegale, të cilat tha ajo, kanë ndodhur me përdorimin e dinarit./rtk