Lirohet për qarkullim pika kufitare në Rudar

Është liruar për qarkullim pika kufitare në Rudar.

Serbët kanë paralajmëruar se çdo të hënë për tri orë do ta bllokojnë këtë pikë për automjetet që shkojnë nga Kosova.

Por, sot bllokada ka përfunduar më herët.

Edhe Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës i ka sugjeruar qytetarët që t’i përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.