Vdes në QKUK personi që kishte lënduar veten me thikë

Personi që kishte lënduar veten me thikë në Ferizaj ka vdekur të dielën, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Viktima e kishte lënduar veten më 1 shkurt në shtëpinë e tij. Prokuroria ka marrë vendim që trupi i pajetë t’i lirohet familjes për ceremoni mortore.

Rasti është iniciuar si “Lëndim trupor me pasojë vdekje”.

“Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e plotë.