Osmani pret në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Pas takimit të Osmanit dhe Pistoriusit, është paralajmëruar konferencë për media.

Ministrin Pistorius do ta presin në takim edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Po ashtu pasdite ministri Maqedonci dhe ministri Pistorius do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH).