U ndalua në aeroportin e Serbisë, vajza e Sandulloviqit tregon se çfarë e pyeti BIA

Kllara Sandulloviq, vajza e politikanit serb Nikolla Sandulloviq, është përballur sot sërish me një maltretim nga ana e policisë serbe dhe BIA-s.

Ajo është ndaluar sot në aeroportin “Nikolla Teslla” në Serbi, derisa po udhëtonte për në Londër.

Në një postim në “X”, Kllara ka treguar se ky maltretim që po i bëhet po ndodh vetëm për faktin që ajo është e bija e Nikolla Sandulloviqit.

“Jam ndaluar në aeroportin ‘Nikolla Teslla’ nga ana e policisë dhe BIA-s. Maltretimi politik po ndodh vetëm për shkak se vajza e kujt jam. Ata më pyetën se ku po udhëtoj dhe me kë? Po mendoj t’i pyes nëse do ta kishin më të lehtë të vinte dikush me mua në udhëtim”, ka shkruar Sandulloviqi.

Babi i saj Nikolla Sandulloviq ka shkruar se deri kur BE-ja dhe SHBA-ja do ta lejojnë këtë sjellje të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe BIA-s.