KF Dukagjini reagon pas arrestimit të Solomon

Dukagjini i Klinës ka konfirmuar arrestimin e futbollistit, Theophilus Solomon.

Ngjarja ka ndodhur të dielën derisa skuadra nga Klina kishte ndeshje të vlefshme për Kupën e Kosovës.

“Pas raportimeve në disa portale së futbollisti i klubit tonë, Theophilus Solomon është arrestuar duke u zhvilluar ndeshja, Dukagjini – Dinamo, kur trajneri ka vendosur ta fus në lojë, nuk është e vërtet. E njoftojmë opinionin dhe sportdashësit së futbollisti në fjalë nuk është arrestuar siç pretendohet në këto shkrime në portalet tona, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja. Në raportimin gazetaresk, primare është verifikimi i lajmit gjë të cilën këto media dhe portale nuk e kanë bërë. KF Dukagjini këtë çështje e ka lënë në dorë të autoriteteve përgjegjëse", ka shkruar Dukagjini.

Dukagjini nga Klina ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës pasi sot ka mposhtur Dinamon e Ferizajt me rezultat minimal 1-0.