Man Utd me rezultat bindës ndaj West Hamit, Chelsea mposhtet nga Wolvesi

Kanë përfunduar dy ndeshje interesante për xhiron e 23-të në Premierligë.

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat bindës 3-0 ndaj West Hamit.

Golat u shënuan nga Hojlund (23’) Garnacho (49’, 84’).

Me këtë fitore, Man Utd është i gjashti me 38 pikë, kurse West Hami i shtati me 36 sosh.

Në anën tjetër, Chelsea është mposhtur nga Wolvesi me rezultat 2-4.

Dy golat e Bluve u realizuan nga Palmer (19’) dhe Thiago Silva (86’), kurse për Wolvesin shënuan Cunha (22’, 63’, 82’) dhe autogol nga Disasi (43’).

Kësisoj, Chelsea mbetet në vendin e 11 me 31 pikë, kurse Wolvesi i dhjeti me 32 sosh. /Zëri