IKSHPK-ja thekson rëndësinë e kujdesit paliativ në luftën kundër kancerit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka theksuar rëndësinë e kujdesit paliativ në luftimin kundër sëmundjes së kancerit.
Sipas IKSHPK-së, kujdesi paliativ duhet të aplikohet që nga momenti i diagnostifikimit dhe të jetë i disponueshëm gjatë gjithë udhëtimit të pacientit, raporton Zeri.info.
Mungesa e këtij kujdesi shkakton vuajtje të panevojshme e në shkallë të madhe te pacientët.
“Qëllimi është të sigurohet lehtësim sa më i mirë i simptomave të mundshme: fizike, psiqike dhe esencialisht të përmirësohet cilësia e jetës.
Kujdesi paliativ duhet të jetë komponent thelbësore për sistemet shëndetësore për të arritur mbulimin shëndetësor universal”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja thekson se në vendet me mbrojtje të dobët financiare dhe sociale, pacientët duhet të paguajnë vetë për barnat esenciale duke përfshirë morfinën ose opioidet të tjera. /Zëri