Rekomandohet që arrat të hahen në mëngjes, mësoni katër arsyet pse
Arrat janë të pasura me substanca esenciale që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e gjithë organizmit. Nëse konsumohen rregullisht, ndikojnë shumë në shëndet, sidomos në punën e organeve të caktuara. Ato gjithashtu ndihmojnë në kontrollin e kushteve të ndjeshme shëndetësore si kolesteroli, por gjithashtu ndikojnë në një peshë të shëndetshme.
Arrat janë ushqyes i pasur me acide yndyrore omega-3, vitamina, yndyrna të shëndetshme, minerale dhe antioksidantë, transmeton Klankosova.tv.
Thuhet se janë veçanërisht të mira për t’u ngrënë në mëngjes, ja pse.
Të mira për zemrën dhe kolesterolin
Nëse hani arra në mëngjes, do të kenë një efekt të mirë në shëndetin e zemrës. Arsyeja për këtë është se arrat mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq LDL dhe ta mbajnë atë normal gjatë gjithë ditës.
Ato ndikojnë në shëndetin e trurit
Arrat janë plot me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3. Yndyrnat e shëndetshme në arrat janë të nevojshme për përmirësimin dhe forcimin e funksionit të trurit, kujtesës dhe parandalimin e sëmundjeve të rënda si Alzheimer.
Ato ndihmojnë në kontrollin e peshës
Rekomandohet që t’I hani arrat në mëngjes, sepse stomaku do të qëndrojë i ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk do të keni nevojë për ushqime të padëshiruara, raporton The Health Site, përcjellë Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Konsumimi i rregullt i arrave përfundimisht mund të çojë në humbje peshe.
Ato parandalojnë dëmtimin e qelizave
Radikalet e lira në trup mund të dëmtojnë qelizat, gjë që mund të çojë në shumë probleme shëndetësore. Megjithatë, falë polifenolit antioksidant, i cili gjendet tek arrat, konsumimi i rregullt i tyre mund të reduktojë dhe parandalojë dëmtimin e qelizave.