Kurtishi: Ritet numri i të prekurëve nga kanceri

Sot shënohet Dita Botërore e Kancerit. Dita Botërore e Kancerit udhëhiqet nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC) , i cili mbështet qëllimet e Deklaratës Botërore të Kancerit. Kjo deklaratë ishte shkruar në vitin 2008.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, doktor, Ilir Kurtishi, tha për RTK se ka rritje të numrit të prekurëve nga kanceri në Kosovë.

Ai tha se nga viti në vit edhe në Kosovë kjo sëmundje ka përhapje. Kurtishi bëri me dije se vitin e kaluar janë identifikuar mbi dy mijë persona me kancer.