S’i la të hyjnë në shtëpi gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në Polici burrin e saj për dhunë në familje.

Ajo ka thënë se me datë 02.02.2024 rreth orës 14:45 bashkëshorti ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe se nuk e ka lejuar atë dhe fëmijët të hyjnë brenda.

Sipas PK-së, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri