Vdes një person në Gjilan, iu përkeqësua gjendja gjersa ishte duke prerë një kafshë

Një person ka vdekur ditën e djeshme rreth orës 10:30 në Gjilan.

Sipas Policisë, atij iu kishte përkeqësuar gjendja derisa ishte duke prerë një kafshë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri

Raporti i plotë:

HETIM I VDEKJES

· Gjilan 03.02.2024, 10:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.