Sot Dita Botërore Kundër Kancerit

4 shkurti në mbarë botën shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit, i cili mbetet si një ndër shkaktarët kryesor për vdekjet në botë.

Ende studimet nuk kanë arritur që të gjejnë shkakun kryesor që shkakton kancerin, mirëpo mendohet se ka të bëjë me mënyrën e jeteses, pra mungesës së aktivitetit fizik, përdorimin e duhanit, alkoolit, ushqim jo i shëndetshëm, shkruan Zeri.info.

Llojet më të zakonshme të kancerit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.

Dita Botërore e Kancerit është një iniciativë që synon të arrijë të vedijësoj njerëzit për njohjen e simptomave të para të kancerit dhe që mund të trajtojnë atë në faza të hershme. /Zëri