Deputetja Fitore Pacolli takoi ministrin e Kulturës së Spanjës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, është takuar me ministrin e Kulturës së Spanjës z. Ernest Urtasun.

“Ai u shpreh i lumtur se pas shumë e shumë vitesh Spanja njohu pasaportat e Republikës së Kosovës. Njëzëri u pajtuam që njohja e shtetit të Kosovës nga Spanja të mos zgjat kaq gjatë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.