Objekte të trashëgimisë kulturore të transformuara në mobilje

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri ka shprehur shqetësimin se disa objekte të trashëgimisë kulturore janë transformuar në kundërshtim me karakterin e tyre historik ose artistik. Disa prej objekteve madje janë transformuar në mobileje.

Instituti  thotë se shkatërrimi dhe transformimi i pasurive kulturore në kundërshtim me karakterin e tyre historik ose artistik përbën po ashtu një vepër penale, e cila është po aq e rëndë sa vjedhja dhe trafikimi i tyre.

Sipas këtij instituti, nga objektet e sekuestruara ndër vite nga Policia e Shtetit në kuadër të operacioneve të përbashkëta policore janë konstatuar dëmtime, ndërhyrje dhe transformime në objekte të trashëgimisë kulturore.

IKRTK përcolli pjesë nga ikonostasi i Kishës së Shën Thanasit Karavasta si dhe porta e hyrjes kryesore në Kishën e Shën Kollit në Vanaj, janë vetëm disa prej këtyre objekteve të transformuara në “mobilje”, të cilat gjenden në ruajtje në ambientet e IKRTK.