Gërvalla takon Guerotin, në fokus anëtarësimi në organizata ndërkombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Gërvalla e Guerot folën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Ministrja Gërvalla e njoftoi Ambasadorin Guerot rreth angazhimeve të qeverisë së Kosovës në procesin që po kalon Kosova, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Gërvalla e ka falënderuar Guerotin për përkrahje brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku sipas saj, Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Francës si në kulturë, shkencë, sport e fusha të tjera.