Zyrtare: Drita përforcohet me mesfushorin, Ensar Huruglica
Drita ka njoftuar se është përforcuar me mesfushorin Ensar Huruglicën
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në Facebook.
20-vjeçari ishte së fundmi pjesë e ekipit të Kriensit në Zvicër, teksa tani e tutje karrierën do ta vazhdojë me Dritën. /Zëri
Postim i plotë nga Drita:
Ensar Huruglica kthehet në qytetin e tij të lindjes
Ensari bashkohet me ne si një djal i qytetit tonë me shumë potencial.
I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djal me shumë potencial.
20 vjeqari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje.
Klubi ynë FC DRITA do të jetë shtëpia ku talentin e tij prej një futbollisti në rritje e sipër tash e tutje do ta shfaqë në fanelën bardhë e kaltër.
Mire se vjen Ensar.