Përplasja pas BBVK, flet Blero: S’bëhet fjalë për rrahje, ishte ngatërresë e vogël

Në media u raportua se ka ndodhur një rrahje mes këngëtarit Blero dhe sigurimit pas përfundimit të finales së Big Brother Vip Kosova.

Në lidhje me këtë temë, ka folur vetë Blero për Prive, i cili ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë rrahje, por për një ngatrresë të vogël, shkruan Zeri.info.

“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” – ka deklaruar Blero.