Zbulohet pllaka e Akademisë Ushtarake të UÇK-së “Hamëz Jashari”

Sot është në Negroc të Drenasit është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të Akademisë Ushtarake të UÇK-së “Hamëz Jashari”.

Bekim Jashari i biri i Hamëz Jasharit, emrin e të cilit e mban Akademia Ushtarake tha se një shkollë e tillë për UÇK- në ka pasur rrol të jashtëzakonshëm në shkollimin e ushtarëve, derisa shtoi se ndihet krenar, raporton RTK.

Ndërsa njëri ndër komandantët e  luftës së UÇK-s, Sami Lushtaku tha se historia e UÇK –së duhet të shkruhet sa më shumë në mënyrë që gjeneratat e reja ta njohin luftën e UÇK .

Në këtë shkollë janë graduar komandat skuadre dhe komandat e Togut.