Grand Slami i Parisit: Dardan Cena kualifikohet në raundin tjetër

Dardan Cena po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar triumfoi në raundin e tretë, duke e mposhtur argjentinasin, Facundo De Lucia.

Në raundin e katërt, Cena do të ketë punë me brazilianin, Vinicius Ardina.

Sot garojnë gjithashtu edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.