Deputeti gjerman e përkrah ndalimin e dinarit: Në Gjermani paguajmë vetëm në euro, jo dollarë e funte

Michael Roth, kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka folur për çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë.

Në statusin e tij, ai ka shkruar se edhe në Gjermani paguhet vetëm në euro.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo funte”, ka shkruar Roth.