I mituri në Gjakovë sulmohet nga dy bashkëmoshatar, policia i arreston

Një rrahje mes të miturve ka ndodhur të premten në Gjakovë.

Sipas policisë, një i mitur ka pësuar lëndime pasi është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, dy të dyshuarit janë arrestuar, transmeton Zeri.info.

“Një mashkull kosovar –i mitur ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thotë njoftimi i Policisë. /Zëri