Deponohen rreth 1500 euro të falsifikuara në një bankë në Fushë-Kosovë

Paratë e falsifikuara po vazhdojnë të shpërndahen në nivel shqetësues në Kosovë.

Në një rast në Fushë-Kosovë, një zyrtar i një banke ka raportuar në Polici se në kohë të ndryshme, klientë dhe kompani kanë deponuar një shumë prej 1465 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton Zeri.info.

“Më 02.02.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke, ka raportuar se në kohë të ndryshme nga klientë dhe kompani të ndryshme, janë deponuar një shumë parash prej 1465 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri