Mjekët i dhanë një qetësues, vdes pas disa minutave një person në Skenderaj

Një person ka vdekur dje në Skenderaj, pas ndërhyrjes së mjekëve të cilët kishin shkuar në shtëpi pas thirrjeve nga prindi i tij.

Policia me detaje ka sqaruar rastin, ku bëhet fjalë për një të sëmurë mental, i cili fillimisht ishte mbyllur në dhomën e tij, ndërsa më pas kur kishin arritur ekipi mjekësor i kishin dhën qetsues dhe pas disa minutave kishte vdekur në QKMF-në e Skenderajt, transmeton Zeri.info.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të rastit:

Skenderaj 02.02.2024 – 07:00. Rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar një ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihme mjekësore djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental. Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion. Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak. Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftua prokurori. Rasti nën hetime.