KFOR-i njofton për një patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se ka bërë një patrullim sigurie përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Sipas tyre, kjo gjë bëhet me qëllim që komunitetet që jetojnë në Kosovë të ndihen të sigurta, raporton Zeri.info.

“Togu italian i inxhinierëve ORF ka kryer një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim. /Zëri