Aksioni për mbylljen e strukturave paralele në disa fshatra të Pejës, po intervistohen disa persona

Po vazhdon aksioni i Policisë dhe Prokurorisë Themelore në disa fshatra të Pejës.

Shkodran Nikçi ka konfirmuar për “Zërin” se aksioni po zhvillohet nën dyshimin se në ato fshatra kanë funksionuar struktura paralele, ku janë bastisur dhe sekuestruar dokumente të dyshimta e flamuj.

Nikçi tha se aktualisht janë duke u intervistuar disa të dyshuar.

“Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në disa fshatra, të cilat janë kompetencë territoriale e Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin se ka pasur struktura ilegale dhe njëkohësisht gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të dyshimta, janë hequr flamuj, ndërkaq persona të dyshuar për momentin janë duke u intervistuar në stacionin policor”, tha Nikçi për “Zërin”.